loader image

Faq

Cfare eshte fiskalizimi?
Ligji Nr.87/2019 “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT” dhe ndryshimet që ai sjell, nuk prodhojnë asnjë ndryshim në skemën aktuale të taksave. Për të gjithë tatimpaguesit që deklarojnë dhe paguajnë këto detyrime, nuk ka asnjë ndryshim në peshën e detyrimeve të tyre. Me këtë proces të ri të raportimit financiar, cdo tatimpagues deklaron faturat e tij ne kohe reale si ato me para ne dore(cash) si ato pa para ne dore.
Cfare eshte fatura elektronike?

Fatura elektronike eshte fature pa para ne dore per te cilen nuk eshte me detyrimi per tu printuar dhe bleresi juaj ka mundesi per ta pranuar ose refuzuar elektronikisht.

Cfare duhet per aplikim per nje kase fiskale te re?

Per nje aplikim per kase fiskale te re ju duhet nje kopje e QKB dhe nje karte identiteti.

Keni rishitesa ne te gjithe Shqiperine?

Po, kemi. Mundet te merrni me shume informacion tek  Lista Jone e Rishitesave

Si funksionon nderrimi niptit?

Pasi crregjistrohet NIPT ne QKR, duhet te behet cfiskalizimi I kases ne drejtorite rajonale perkatese te tatimeve. Pastaj mundet te paraqiteni tek nje nga pikat e autorizuara tona.

Cfare eshte ndryshimi i nje kase fiskale nga nje printer fiskal?

Kasat fiskale te cilat lidhen me programe dhe software te ndryshem (p.sh. program bar/farmaci, etj) drejteperdrejte si dhe qe shmangin perdorimin manual te kases quhen printer fiskal.

Mundet cdo kase te kthehet si printer fiskal?

Po, cdo kase fiskale e jona mundet te tkthehet si printer fiskal.

Si dallohet nese fatura eshte fiskalizuar me sukses?

Nese ne fature jane shfaqur kodet NSLF dhe NIVF , atehere fatura eshte fiskalizuar me sukses.

Nese doni te shikoni detajet e fatures , skanoni barkodin qe printohet ne fature.

Si mund te bej rifiskalizimin e fatures?

Rifiskalizimi i fatures behet brenda 24 oreve nga prerja e fatures dhe behet duke shtypur butonin FFP (Fiskalizo Faturat e Pafiskalizuara).

Nga ndryshon Fatura e Fiskalizuar nga Fatura Elektronike?

Fatura Elektronike eshte fatura qe pritet per metode pagese banke dhe NIPT  me klient shqiptar . Fatura e Fiskalizuar eshte per rastet pagest cash/banke per NIPT i klientit te huaj, pagesa cash NIPT klient shqiptar, pagesa cash per klient te rastesishem.

Ku mund ti shoh faturat e blerjes ne program?

Te Menaxhimi i Shitjeve ->Faturat Elektornike -> Roli i Bleresit , shfaqen faturat e blerjes elektronike, kun mund te pranoni ose refuzoni.

A ka nevoj ti hedh ne program faturat e blerjes nese e kam kaluar ne statusin "pranuar" ?

Po , ju duhet te hidhni faturat e blerje ne program te blerjet/ blerje e re , per efekt magazine.

Ne qoftese fatura nuk eshte fiskalizuar brenda afatit 48 oresh , cfare te bej?

Per faturat e pa fiskalizuara shtypet butoni SHFPF (Shkarko Faturat e Pa Fiskalizuara) per te shkarkuar faturat e pa fiskalizuara.

Me se mund te integrohet programi eBills?

Programi eBills eshte i integrueshem me Alpha Web.

1111

Kompania Nr. 1 në Fiskalizim në Shqipëri!

X
sqShqip